Shqiperia ka permiresuar pozicionin e saj ne renditjen per Lirine Ekonomike ne rang boteror me 3 vende. Liria Ekonomike ne Bote mat shkallen ne te cilen politikat dhe institucionet e shteteve mbeshtesin lirine ekonomike. Shqiperia kete vit u rendit ne vendin e 62 ne 179 vende te marra ne studim. Vjet vendi yne u rendit ne vendin e 65. Sipas raportit qe u publikua dje dhe qe eshte prodhim i fondacionit “Heritage” dhe “Wall Street Journal”, Shqiperia pozicionohet mjaft mire persa i perket lirise ekonomike. Raporti ve ne dukje se, liria ekonomike ka nje sistem pikesimi 63.7 duke e renditur ate ne nje nder ekonomite me te lira gjate 2009. Nga viti i kaluar treguesi ne fjale ka pesuar nje rritje 1.3 pike dhe ka patur permiresime ne tre komponente nga 10 qe merren ne konsiderate per matjen e lirise ekonomike. Keshtu sipas raportit ne fjale Shqiperia renditet nder 27 ekonomite me te lira ne 40 vende evropiane te marra ne studim. Sipas raportit ne kete permiresim kane ndikuar reformat, qe kane te bejne me politikat fiskale, me investimet, me lirine financiare, te cilat e kane permiresuar Shqiperine ne renditjen boterore. Shqiperia se fundmi ka adoptuar taksen e sheshte ne nivelin 10 %, nderkohe qe qeveria eshte fokusuar ne nje strategji zhvillimi per vendin qe do te mbeshtetet nga sektori privat. Nderkohe, qe mbeten ende per tu permiresuar ceshtjet e pronesise dhe korrupsioni. Gjithashtu pastrimi i parave eshte nje problem domethenes ne ekonomine vendase, e cila vijon te jete e mbeshtetur ne transaksionet cash. Vleresimi i ulet per ceshtjet e pronesise ka te beje me interferencat e politikes dhe gjyqesorit ne zgjidhjen e ketyre ceshtjeve jo drejt, sqarohet ne raport. Raporti cileson se liria ekonomike ne Shqiperi renditet ne mesataren boterore, nderkohe qe vitet e fundit jane bere permiresime te medha qe kane siguruar ngjitjen e shpejte te vendit. Liria Ekonomike ne Bote mat shkallen ne te cilen politikat dhe institucionet e shteteve mbeshtesin lirine ekonomike. Publikimi i ketij viti rendit 179 shtete qe perfaqesojne 95% te popullsise ne bote. Gjithashtu, raporti perditeson te dhenat e raporteve te meparshme ne ato raste kur te dhenat jane rishikuar. Per me shume informacion mbi Rrjetin e Lirise Ekonomike, mbledhjen e te dhenave dhe raportet e meparshme te Lirise Ekonomike ne Bote, ky raport perdor 42 njesi matjeje te ndryshme per te krijuar nje indeks qe i rendit vendet e mbare botes bazuar ne politika qe inkurajojne lirine ekonomike. Bazat e lirise ekonomike jane: liria e zgjedhjes personale, shkembimi vullnetar, liria per te konkurruar dhe garantimi i prones private. Liria ekonomike vleresohet sipas nje sistem pikesimi nga 1-100, ku vlera me e larte tregon nje vlere me te larte te lirise.
Liria ekonomike, vleresimi i 2008-es
Raporti vjetor 2008 radhit Shqiperine ne vendin e65-te, Hong Kongu dhe Singapori ne vendin e pare dhe te dyte “Shqiperia perben nje rast interesant studimi. Ajo tregon se vetem madhesia racionale e qeverise nuk eshte e mjaftueshme per te siguruar perfitimet e lirise ekonomike. institucionet e lirise ekonomike, si shteti ligjor dhe te drejtat e prones, si dhe sektori monetar, hapja e tregtare dhe rregullimi ligjor jane te nevojshme. Shqiperia u rendit mjaft larte ne vendin e 8-te ne Madhesine e Qeverise: Shpenzime, Taksa dhe Sipermarrje dhe e 7-ta ne Sektorin Monetar. Pavaresisht kesaj, Shqiperia u vleresua dobet ne te gjitha kategorite e tjera: e 92-ta ne Strukturen Ligjore dhe Mbrojtjen e te Drejtave te Prones, 112-ta ne Lirine e Tregtise Nderkombetare, dhe e 113-ta ne Sistemin Ligjor. Pavaresisht renditjeve relativisht te larta ne disa fusha, renditja e pergjithshme e Shqiperise ishte e 65-ta”.
Vleresimet sipas 10 komponenteve
Liria e tregut 75.8 pike
Mesatarja e tarifave doganore ne vitin 2005 ishte 7.1 %. Ky lloj tarifimi sipas raportit te Lirise Ekonomike ka ndikuar vec te tjerash en rritjen e cmimeve te mallrave ne treg. Kjo procedure eshte shoqeruar edhe me borukraci. Ne kete tregues Shqiperia eshte permiresuar me 10 pike per shkak te reduktimit te tarifave doganore.
Liria Fiskale 92.8 pike
Shqiperia ka tashme nje sistem fiskal konkurrues per ndermarrjet dhe punonjesit. Ne qershor te 2007, eshte miratuar nje pakete fiskale qe ka perfshire taksen e sheshte e cila aplikohet 10 per qind si mbi ndermarrjet ashtu edhe mbi punonjesit. Per shkak te reformave fiskale, cilesohet ne raport, jane bere permiresime ne te ardhurat e buxhetit.
Madhesia e Qeverisjes 75.6
Shpenzimet totale te qeverise duke perfshire konsumin dhe pagat jane moderuar. Rporti vlereson se, ne vitet e fundit shpenzimet e qeverise zene 28 per qind te GDP. Qeverisja eshte rivitalizuar sipas te njejtit burim nga privatizimi i sektorit te energjise dhe operatorit kombetar te telefonise fikse.
Liria Monetare 79 pike
Inflacioni relativisht eshte i ulet, rreth 2.7 per qind ne periudhen 2005-2007. Qeveria vazhdon te monitoroje ecurine e cmimeve nepermjet agjencive rregullatore.
Liria e investitoreve 70.0
Investimet e huaja direkte jane ne nje reformim te legjislacionit. Toka bujqesore nuk mund te shitet ndaj investitoreve te huaj, por mund te jepet me qira per 99 vjet. Te huajt mund te zoterojne ne masen 100 % aksionet ne kompanite shqiptare.
Liria financiare 70.0
Shqiperia e ka kapitalizuar dukshem sektorin financiar ne vitet e fundit. Zoterimi i sektorit bankar nga te huajt eshte rritur. Prezenca e madhe e investitoreve te huaj e ka rritur dukshem konkurrencen ne sektorin bankar. Gjithashtu ne Shqiperi eshte ngritur Byroja e Kredive. Por raporti ve ne dukje se Shqiperia ende nuk ka nje treg aktiv kapitalesh.
Liria e Prones 30.0
Sistemi i drejtesise ne Shqiperi ka nje zbatim te dobet te ligjit. Gjyqtaret shpesh here i japin vendimet e tyre te ndikuara politikisht per shkak se jane t korruptuar. Krimi i organizuar eshte nje problem madhor ne efektivitetin e drejtesise.
Korrupsioni 29.0
Shqiperia renditet e 105 nga 179 vende sipas raportit te Transparency International’s Corruption. Raporti i referohet te dhenave te 2007. Sipas raportit korrupsioni prevalon ne te gjithe sektoret nivelet e qeverisjes.
Tregu i punes 47.2
Permiresimi i punesimit ne Shqiperi ka nje rritje. Kostot e larta per pushimin nga puna te punonjesve eshte nje dekurajim per ndermarrjet. Nuk ka kosto per te punesuar nje punetor, nderkohe qe pushimi nga puna shoqerohet me kosto

