le ultime notizie
Wednesday March 10th 2010

Permbytjet ndikojne negativisht ne ekonomi

Ndryshimet klimaterike do te kene ndikime te fuqishme ne zhvillimet ekonomike globale, sipas teorive me te fundit te eksperteve te ekonomise. Dhe kjo po provohet tashme. Pervec demeve ne ekonomite e familjeve permbytja e koheve te fundit, ne nje pjese te ultesires perendimore ne vendin tone pritet te krijoje edhe probleme ne ekonomine e vendit. Nderkohe, qe jemi ne periudhe e emergjences civile, eksperte nuk vonojne te bejne bilancin e demit ekonomik qe do te pasoje ne te ardhmen.

Bujqesia

Permbytja e me shume se 10 mije hektareve toke, e cila ka demtuar te mbjellat, serat dhe druret frutore, pritet te veje ne veshtiresi kete vit prodhimin bujqesor vendas, i cili tre vitet e fundit kishte hyre ne nje faze te re. Sektori i bujqesise dhe blegtorise me gjitha veshtiresite e veta, me permbytjen e fundit ka pesuar nje goditje kete vit, qe do te ndikoje ne uljen e pergjithshme te prodhimit bujqesor ne vend. Duke ditur se, bujqesia ze me shume se cerekun e Prodhimit te Brendshem Bruto, ngadalesimi i saj do te jape efekte ne PBB e pergjithshme te vendit, shpjegojne ekspertet te bujqesise. Kjo situate eshte provuar edhe ne vitin 2004 ku permbytja, pavaresisht se ne nje mase te vogel, shkaktoi deme te pariparueshme ne bujqesi per ate vit. Gjithashtu edhe thatesira 2006, u konsiderua nga institucionet financiare si faktori me ndikimin kryesor ne rritjen e prodhimit bujqesor dhe PBB-se kombetare.

Buxheti

Situata e krijuar nga permbytjet ne zonen e Shkodres do te kete ndikime negative edhe ne buxhetin e shtetit. Ne krahun e te ardhurave dhe ate te shpenzimeve. Buxhetit te shtetit i duhet tashme te shpenzoje miliona euro, per te perballuar efektet e perballimit te situates, me pas te demshperblimit dhe rehabilitimit te banoreve dhe zones. Vitin qe shkoi per shkak se vendi nuk kaloi nje situate emergjente qe mund te krijohej nga faktore te paparashikuar, fondi rezerve i buxhetit u perdor per investime ne rruge. Por kete vit duket se situata e papritur e ka vene qeverine perballe nje risie te ri. Buxhetit te 2010 pervec efekteve te krizes globale ekonomike i duhet te perballoje situaten e krijuar nga kapricot e klimes. Gjithashtu ekonomia e zones ne vendin ku ka ndodhur permbytja, ka pesuar deme te konsiderueshme. Biznesi i turizmit dhe sherbimeve ne krah te liqenit te Shkodres, Drinit dhe Bunes jane demtuar rende, duke krijuar keshtu nje efekt shtese ne demin e ekonomik dhe financiar qe po i krijohet vendit nga permbytjet e fundit.

Ndryshimet e klimes, shpenzimet globale100 miliarde USD ne vit

Vendet ne zhvillim do te duhet te shpenzojne madje 100 miliarde dollare ne vit, gjate kater dekadave ne vazhdim, ne menyre qe t’iu adaptohen ndryshimeve ekstreme klimatike, theksohet ne nje raport te Bankes Boterore. Nga ana tjeter vendet me te varfra do te duhet te investojne ne projektet e medha infrastrukturore, si edhe me thatesine, semundjet dhe uljen dramatike te prodhimtarise bujqesore, vendet ne zhvillim duhet te jene te gatshme per pasojat potenciale nga ndryshimet e pakontrolluara klimatike. Parashikimet paraprake per shpenzimet, per adaptim te ndryshimeve te klimes te cilat i dhane grupacione te tjera, po levizin nga 9 deri 104 miliarde dollare, por Banka Boterore tregoi se ky projeksion i ri paraqet analizen me te thelle deri me tani te ndikimit te ndryshimeve klimatike. Ne raport theksohet distanca e shpenzimeve prej 75 deri 100 miliarde dollare, e bazuar ne dy skenare te ndryshem. I pari, i cili parasheh kushte me te thata te cilat do te kerkojne investime me te vogla nga i dyti, ai me reshje me te shumta te shiut, te cilit do t’i nevojiten masa, sic jane ndertimi i bedenave per mbrojtje nga depertimi i ujit te detit apo kanaleve te thella per ujitje.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Propeller
  • TwitThis
  • Yahoo! Buzz
  • LinkArena
  • Segnalo
  • technotizie

Leave a Reply