le ultime notizie
Thursday March 11th 2010

“Tirana Bank”, me drejtor te ri

“Tirana Bank” me drejtor te ri. Burimet zyrtare te bankes njoftuan dje se, Dimitris Santixis eshte emeruar nga “Piraeus Bank” dhe Bordi Drejtues i “Tirana Bank” ne pozicionin e ri te drejtorit te Menaxhimit te “Tirana Bank”. Santixis sjell ne “Tirana Bank” nje karriere te gjate ne sektorin bankar dhe ne sipermarrjen private, e perfituar tek disa nga institucionet bankare dhe kompanite private ne Greqi dhe SHBA. Ndermjet te tjerave Santixis, ka mbajtur disa pozicione shume te rendesishme si zv/guvernator dhe zv/president i Bordit Drejtues tek Banka Bujqesore e Greqise, drejtor i Pergjithshem dhe anetar i Bordit tek Banka Komerciale Greke, drejtor i korporatave tek “Egnatia Bank”, si dhe drejtor i Investimeve Bankare tek “Xiosbank” ne Greqi.

Eksperienca e tij ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes per disa vjet, ku ka punuar ne kompani nderkombetare si “Colgate” “Palmolive Co” dhe “Bristol” “Meyers” “Squibb” e ka pasuruar me tej menyren e tij te mendimit dhe aftesine per te punuar me kultura dhe ambiente te ndryshme.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Propeller
  • TwitThis
  • Yahoo! Buzz
  • LinkArena
  • Segnalo
  • technotizie

Leave a Reply